Lushtaku: Askush nuk e meriton të përmendet më shumë se Hashim Thaçi në Ditën e Presidentit - Gazeta Express
string(90) "lushtaku-askush-nuk-e-meriton-te-permendet-me-shume-se-hashim-thaci-ne-diten-e-presidentit"

Instant

Gazeta Express

24/05/2022 18:42

Lushtaku: Askush nuk e meriton të përmendet më shumë se Hashim Thaçi në Ditën e Presidentit

Instant

Gazeta Express

24/05/2022 18:42

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka kujtuar ish-presidentin Hashim Thaçi në atë që njihet si Dita e Presidentit. Ai shton se askush nuk meriton të përmendet më shumë në këtë ditë se sa Thaçi.   

“Urime Presidenti jonë historik Hashim Thaçi!”, fillon shkrimin e tij në Facebook.

Lushtaku shton se Thaçi ishte person i të gjitha proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

“Në ditën e Presidentit, askush më shumë nuk meriton të përmendet, sesa Presidenti i të gjitha proceseve, Hashim Thaçi.  Sepse lira, pavarësia dhe shtetndërtimi janë etapat reale që e bëjnë një lider të suksesshëm, i cili nderohet nga miqtë e nga populli!”, përfundon shkrimin ai. /Gazeta Express.