Jehona Lushaku, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar lidhur me rezolutën e kësaj partie për çmimet e naftës, e cila s’mori përkrahjen e VV’së, duke thënë se sot ka ‘’ u humb një mundësi konkrete për të lehtësuar barrën financiare të qytetarëve’’.
Lushaku ka deklaruar se LDK, ka ofruar zgjidhje të qarta dhe të realizueshme, porse, ka munguar vullneti politik.
‘’ Ndërkohë, realiteti mbetet i pandryshuar: çmimi i naftës është i papërballueshëm dhe po reflektohet drejtpërdrejt në koston e jetesës’’, ka shkruar ajo mes tjerash.
Postimi:
Pas një debati të gjatë parlamentar për rritjen e çmimeve të naftës, rezoluta jonë për mbështetjen e qytetarëve nuk mori përkrahjen e Qeverisë dhe nuk kaloi në Kuvend.
Sot u humb një mundësi konkrete për të lehtësuar barrën financiare të qytetarëve përmes uljes së taksave dhe masave mbrojtëse.
Ne ofruam zgjidhje të qarta dhe të realizueshme. Mungoi vetëm vullneti politik.
Ndërkohë, realiteti mbetet i pandryshuar: çmimi i naftës është i papërballueshëm dhe po reflektohet drejtpërdrejt në koston e jetesës.
Sot, qytetarët panë qartë: Qeveria dhe partia në pushtet refuzoi të votojë masa konkrete në mbështetje të tyre.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...