Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu tha se sot “u cenua rendi kushtetues i Kosovës, nga partia më e madhe, me instruksione nga deuteti Albin Kurti dhe me udhëheqje nga Dehari”.
Ajo tha se pavarësisht se në vendimin e Gjykatës Kushtetuese “u sqarua aspekti juridik i funksionimit të Kuvendit”, deputetët e LVV-së nuk po e respektojnë atë.
Lushaku Sadriu kërkoi reflektim nga LVV-ja që “të procedojë me rendin e konstitiimit të Kuvendit, të aprovuar në Kryesinë e Kuvendit”.
“Janë duke treguar që mënyrën e funksionimit e kanë të një analfabetizmi politik. Nuk i dinë parimet bazike të demokracisë”, tha ajo.