Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka thënë se rezultatet e testit të Arritshmërisë janë një dështim eklatant i Ministrisë së Arsimit.
Ajo tha se nga 57.1%, sa ishte kalueshmëria në 2021, ka rënë në 48.8% sot.
“REZULTATET E TESTIT TË ARRITSHMËRISË – DËSHTIMI EKLATANT I MAShTI-it Nga 57.1 % në vitin 2021 në vetëm 48.8 % sot. Fëmijët e gjithë Kosovës shënuan rezultatin më të dobët të kalueshmërisë në gjashtë vitet e fundit. Matematikë 38.9 % Gjuhë Angleze 39.3 % Kimi 37.4 % Ky rezultat nuk është pasojë e mungesës së talentit, por pasojë e mungesës së përkushtimit institucional”.
“Nxënësit tanë nuk po dështojnë. Po dështojnë uzurpatorët qeveritar, që udhëheqin arsimin. Ministria e Arsimit me në krye Arbërie Nagavcin është kthyer në zyrë propagande. Arsimi nuk bëhet me fjalë koti, por me përkushtim e rezultate. Bëhet me mbështetje për mësimdhënësit dhe me kushte më të mira për çdo fëmijë. Na duhen fëmijë të ditur, jo me mendje të varfëruar. Ata që duan një popull pa dije, e duan për ta sunduar më lehtë. Kosova nuk mund të vazhdojë kështu. Uzurpatorët e qeverisë duhet të largohen menjëherë! Ardhmëria e fëmijëve tanë nuk duhet të varet nga shkatërrues të shtetit e dijes sonë”, ka thënë Lushaku. /Gazeta Express
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...