Lushaku- Sadriu për Paris Gurin: Sot, në Kuvend u sulmua jo një deputet, por një zë i ri që guxon të kërkojë llogari - Gazeta Express
string(112) "lushaku-sadriu-per-paris-gurin-sot-ne-kuvend-u-sulmua-jo-nje-deputet-por-nje-ze-i-ri-qe-guxon-te-kerkoje-llogari"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 14:02

Lushaku- Sadriu për Paris Gurin: Sot, në Kuvend u sulmua jo një deputet, por një zë i ri që guxon të kërkojë llogari

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 14:02

Deputetja e zgjedhur e LDK’së, Jehona Lushaku- Sadriu, ka thënë se deputeti tjetër i LDK’së Paris Guri është sulmuar nga deputetët. Ajo ka thënë sot në Kuvend nuk u sulmua një deputet “por një zë i ri që guxon të kërkojë llogari”.

Lushaku- Sadriu shton se sulmet nuk e ulin Parisin.

“Paris Guri nuk heshti përballë korrupsionit dhe nepotizmit asnjëherë. E tha troç, me kurajo dhe integritet, siç duhet të flasë çdo përfaqësues i popullit. Sulmet ndaj tij nuk e ulin Parisin, por e ngrisin edhe më lart. Ai përfaqëson një politikë që po lind: të ndershme, të guximshme, dhe plot dinjitet. Kjo është fytyra e re e përfaqësimit. Dhe ne jemi me të.”