Lushaku-Sadriu: LDK po marshon drejt fitores së madhe – Shkabaj u bashkua për ndryshimin - Gazeta Express
string(85) "lushaku-sadriu-ldk-po-marshon-drejt-fitores-se-madhe-shkabaj-u-bashkua-per-ndryshimin"

Zgjedhjet

Gazeta Express

17/01/2025 23:06

Lushaku-Sadriu: LDK po marshon drejt fitores së madhe – Shkabaj u bashkua për ndryshimin

Zgjedhjet

Gazeta Express

17/01/2025 23:06

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se kjo parti është duke marshuar drejt fitores së madhe, shkruan Gazeta Express.

E njëjta ka thënë edhe se, kësaj fitoreje dhe ndryshimit i është bashkuar edhe Shkabaj.

Lushaku-Sadriu, ka deklaruar edhe se projekti i mësimit tërëditor është bërë realitet në Prishtinë, dhe se i njëjti do të zgjerohet në çdo pjesë të Kosovës.

Postimi i plotë:

Shkabaj u bashkua për ndryshim – LDK 124 po marshon drejt fitores së madhe!

Sot, në takimin e mbajtur në shkollën fillore “Dituria” në Shkabaj, dëshmuam edhe një herë që qytetarët e Kosovës janë të vendosur për ndryshim të madh më 9 shkurt.

Me pjesëmarrje dhe një atmosferë plot entuziazëm u zotuam për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar. Qytetarëve të Shkabajt ua bëmë të qartë: nuk do të ketë më anashkalime apo harrime, sepse çdo zonë, çdo fshat dhe çdo qytetar meriton vëmendje dhe përkushtim.

Projekti i mësimit tërëditor që tashmë është bërë realitet në Prishtinë, do të zgjerohet në çdo pjesë të Kosovës. Ne do të ndërtojmë shkolla moderne, do të sigurojmë shkollim cilësor dhe një perspektivë të ndritur për të rinjtë tanë.

Faleminderit Shkabaj për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e fuqishme! Ky entuziazëm i jashtëzakonshëm na jep energji dhe besim për ta çuar fitoren deri në fund. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement