Jehona Lushaku-Sadriu e LDK’së ka komentuar votimin e VV-së për bartjen buxhetore të Prishtinës, të premten në Asamblenë Komunale të Prishtinës. Ajo ka thënë se VV-ja ka votuar se nuk pati zgjedhje tjetër.
Ajo i reagoi ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit tha se meritat për bartjen buxhetore të Prishtinës i takojnë VV’së.
Sipas saj, VV-ja e ka parë që mund të dënohet më 28 dhjetor për bllokadën. Për këtë shkak, sot votoi në Prishtinë.
“VV votoi bartjen buxhetore të Prishtinës sot, se nuk pat qare! A po menoni, që qytetarët e harrojnë që, pa protesta, VV as në seanca nuk vinte me votu buxhetin?! A nuk ju kujtohet shefi juj qysh i ka shkulë mikrofonat në seancë për buxhetin? Tash kur e patë që qytetarët protestuan e dojnë me ju dënu më 28 dhjetor, erdhët dhe i votuat”, ka shkruar Lushaku në Facebook.
“Mbajeni në mend, qytetarët kanë me ju detyru me ikë prej pushtetit, se jeni sabotues e bllokues; për ma shumë jeni hajna: s’po e them unë, po kallxoi Beqir Lahu sot, asambleisti i VV-së”, ka thënë ajo.
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...