Lushaku-Sadriu: 22 mijë fëmijë parashkollorë janë përjashtuar nga skema e subvencionimit të teksteve - Gazeta Express
string(99) "lushaku-sadriu-22-mije-femije-parashkollore-jane-perjashtuar-nga-skema-e-subvencionimit-te-teksteve"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 11:16

Lushaku-Sadriu: 22 mijë fëmijë parashkollorë janë përjashtuar nga skema e subvencionimit të teksteve

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 11:16

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu tha se 22 mijë fëmijë parashkollorë janë përjashtuar nga skema e subvencionimit të teksteve.

“Më shqetësues është fakti se mbi 22 mijë fëmijë parashkollorë sipas Agjencisë së Statistikave janë përjashtuar nga skema e subvencionimit të teksteve”, ka deklaruar ajo gjatë një konference për media.

Sipas saj, më 3 gusht 2023 Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, ku në Nenin 37 – Dispozitat kalimtare përcaktohet qartë se ‘’Edukimi parafillor bëhet i obligueshëm që nga viti shkollor 2024-2025.

“Dy vite pas miratimit të ligjit, MASHT ende nuk ka arritur të përgatisë pakot e librave dhe materialeve të nevojshme për këtë kategori fëmijësh. Familjet janë lënë pa asnjë mbështetje. Kjo është shkelje e ligjit dhe neglizhencë e pafalshme”, ka thënë Lushaku Sadriu.