Lushaku për paraqitjen e Konjufcës në "Pressing": Kërkoi falje për 5 vjet dështime, përçarje, korrupsion... - Gazeta Express
string(99) "lushaku-per-paraqitjen-e-konjufces-ne-pressing-kerkoi-falje-per-5-vjet-deshtime-percarje-korrupsion"

Lajme

Gazeta Express

15/12/2025 23:52

Lushaku për paraqitjen e Konjufcës në “Pressing”: Kërkoi falje për 5 vjet dështime, përçarje, korrupsion…

Lajme

Gazeta Express

15/12/2025 23:52

Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë një koment në profilin e saj në Facebook pas intervistës që dha në Pressing në T7 ish-kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Sipas saj “E kishin qitë Glaukun me i arsyetu dështimet e dëmet që ia sollën Kosovës këto katër vjet”.

“Kërkoi falje për sjelljet gjatë qeverisjes dhe për mungesën e prezencës në media. Një sjellje tipike e një politikani popullist që hedh mjegull mëshire për të marrë vota”, vijon Lushaku Sadriu.

“Pesë vjet dështime, përçarje, korrupsion, shkatërrim të institucioneve e shkelje kushtetuese nuk mbulohen me një intervistë përgjëruese”, vlerësoi ajo.

Postimi i plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement