string(80) "lushaku-per-ldkne-vv-seshte-alternative-qe-mund-te-jete-si-formule-per-qeverisje"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2025 7:57

Lushaku: Për LDK’në VV s’është alternativë që mund të jetë si formulë për qeverisje

Lajme

Gazeta Express

04/05/2025 7:57

Deputetja e zgjedhur, Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se VV për LDK-në nuk është “alternativë që mund të jetë si formulë për qeverisje”.

Derisa bëri të ditura arsyet se pse i ka vendosur vija të kuqe Lëvizjes Vetëvendosje.

”Jam shumë  lumtur që jam pjesë e kuvendit, por mosarritja e konstituimit të Kuvendit është një ndjenjë e keqe, sepse Kosova po humbë, shpresoj që të zhbllokohet sa më shpejt”.

“Ne nuk mund të ushtrojmë një funksion jashtë atij që kemi, presim nga partia e parë që ta bëj këtë. VV ka mbajtur disa qëndrime problematike. Një qeverisje katër vjeçare që e ka dëmtuar shtetin e Kosovës dhe ka përdorur një diskurs tepër të dëmshëm për vet qytetarët. Dhe për këtë nuk jemi dakorduar, andaj i kemi vënë vijë të kuqe, tani për tani, në këtë legjislaturë”.

Lushaku – Sadriu, tha në Klan se ndihen komod në këtë pozicion dhe se nuk do të marrin pjesë në takim me Kurtin edhe nëse ftohen përsëri.

Takimin Memli Krasniqin, me të parin e PDK-së, Lushaku – Sadriu tha se e sheh si mashtrim të Kurtit.