Lunaçek: S'mund ta kuptoj ndarjen e Nobelit për Handken - Gazeta Express
string(54) "lunacek-smund-ta-kuptoje-ndarjen-e-nobelit-per-handken"

Gazeta Express

17/01/2020 12:56

Lunaçek: S’mund ta kuptoj ndarjen e Nobelit për Handken

Gazeta Express

17/01/2020 12:56

Sekretarja e re e Shtetit për Kulturë dhe Arte në Qeverinë austriake, Ulrike Lunaçek, thotë se nuk mund ta kuptojë ndarjen e Çmimit Nobel në Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

“Më parë, kam lexuar shumë gjëra të tij dhe më pëlqente vërtet. Megjithatë, mënyrën se si ai flet për çështje politike ku mijëra njerëz janë në dhimbje të mëdha, unë nuk e kuptova”, tha ajo në një intervistë për mediat austriake, Kurier, Standard dhe Tiroler Tageszeitung,

Lexo Edhe:

“Nuk e kuptova vendimin e jurisë për t’ia dhënë çmimin Nobel”, tha ish- raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë.

Ajo tha se nuk i kuptoi kurrë deklaratat e Handkes për luftërat në Ballkan.

Nderimi i shkrimtarit austriak me Nobelin për Letërsi në fund të vitit të kaluar u përcoll me reagime dhe kundërshti të mëdha nga vende të ndryshme të botës, kjo pasi Handke ishte mbështetës i Sllobodan Millosheviqit dhe kishte mohuar gjenocidin në Bosnjë dhe Hercegovinë.