Lumir Abdixhiku: Tubimet e LDK-së po thyejnë rekorde - Gazeta Express
string(51) "lumir-abdixhiku-tubimet-e-ldk-se-po-thyejne-rekorde"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2025 22:07

Lumir Abdixhiku: Tubimet e LDK-së po thyejnë rekorde

Lajme

Gazeta Express

06/02/2025 22:07

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se tubimet e partisë po shënojnë rekorde, duke u krahasuar me periudhën e udhëheqjes së ish-presidentit historic, Ibrahim Rugova.

Ai shtoi se sallat e mbushura plot janë “në mënyrë krejt organike”, janë “diçka e re për Lidhjen Demokratike të Kosovës.”

“Këto tubime – disa janë rekordbreaking [thyerje rekordesh] për Lidhjen Demokratike të Kosovës pas Presidentit Rugova. Nuk janë fjalë të mia sepse unë nuk mund as t’i mbaj mend as t’i di, mirëpo janë të njerëzve që janë të përfshirë në proces. Ata që kanë organizuar këto tubime e kanë të qartë se sallat e mbushura plot, në mënyrë krejt organike, janë diçka e re për Lidhjen Demokratike të Kosovës.” – tha Abdixhiku në “Rubikon”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement