string(68) "lumir-abdixhiku-publikon-agjenden-15-pikeshe-te-qeverise-se-unitetit"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 11:23

Lumir Abdixhiku publikon Agjendën 15 pikëshe të Qeverisë së Unitetit

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 11:23

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka bërë të ditur planin e punës për Qeverinë e Unitetit që LDK e sheh si zgjidhje për krizën aktuale politike, shkruan Gazeta Express.

Abdixhiku ka thënë se kjo s’është zgjidhja më e mirë e mundshme dhe një kontratë e nderit mes forcave politike për ta nxjerrë vendin nga kriza.

Në propozimin e LDK-së parashihet funksionalizim i institucioneve kushtetuese, rritje pagash, pako emergjente per krizën energjetike, gazifikimi i Kosovës, rindërtimi i raportit me SHBA dhe BE, votim i marrëveshjeve ndërkombëtare, Vettingu në drejtësi, strategji në arsim, përgatitje për lojërat olimpike dhe përgatitja për zgjedhje të reja brenda 10 muajve.

Agjenda 15 pikëshe:

1. Funksionalizimi i institucioneve kushtetuese. Qeveria e unitetit do të merret me departizimin e institucioneve. Pjesë do të jetë edhe riformatimi I plotë I bordeve të ndërmarrjeve publike. Besojmë se pa interferime partiake u japim frymë ndërmarrjeve.

2. Dakordimi i plotë për rritjen e pagave dhe zbatimin e ligjit.

3. Pakoja emergjente për menagjimin e krizës energjetike dhe heqja e tvsh-s per cdo faturë të energjisë elektrike. Zgjidhje do t’I jepej edhe krizës së tanishme.

4. Nisja e projektit kombëtar për gazifikimin e Kosovës. Qeveria e unitetit s’mund të bëjë gjithë gazifikimin, por do të nis projektin dhe të dakordohemi që projekti të vazhdojë pas zgjedhjeve të reja të pranverës së 2026.

5. Rindërtimi i raportit me BE-në dhe SHBA-në. Kthimi I besimit politik përmes një qasje të përgjegjshme shtetërore është prioritet  I Qeverisë së Unitetit. Do të përgatisim platformë unike nga të gjitha partitë për Dialogun me Serbinë. Ristrukturim i plotë i shërbimit diplomatik që është në kolaps të plotë pas 4 viteve të qeverisjes.

6. Brenda një shumice të tillë do t’i votonim marrëveshjet ndërkombëtare.

7. Vettingu në sistemin e drejtësisë.

8 . Fillimi i projekteve me rëndësi jetike për Kosovën.

9. Do të flasim për reformën kushtetuese në funksion të stabilitetit. Do të trajtonim edhe këtë praktikë që po kalojmë, se a do të duhet të kemi ndryshime kushtetuese. Pra të bëjmë një reset kushtetues.

10. Hartimi i strategjisë kombëtare për reformë të thellë në arsim.

11. Përgatitja për lojërat mesdhetare që po vijnë, e që janë në rrezik.

12. Reforma strategjike e sigurisë dhe mbrojtjes.

13. Rishikimi i formulës për buxhetin e komunave.

14. Përgatitja për zgjedhje brenda 10 muajve.

15. Mekanizmi i transparencës për periudhën kalimtare. Do të themelonim një mekanizëm monitorues mbi zbatimin e kësaj formule./Express/