Lumir Abdixhiku premton rritje enorme rrogash: Mësuesve 224 euro, mjekëve 296, policëve 200 euro - Gazeta Express
string(93) "lumir-abdixhiku-premton-rritje-enorme-rrogash-mesuesve-224-euro-mjekeve-296-policeve-200-euro"

Lumir Abdixhiku premton rritje enorme rrogash: Mësuesve 224 euro, mjekëve 296, policëve 200 euro

Lajme

Gazeta Express

20/05/2024 22:06

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u zotua në Pressing në T7 se nëse do të bëhet kryeministër i Kosovës do t’i rrisë pagat në sektorin publik.

Ai tha se koeficienti do të jetë 150, që shpjegoi se si i bie.

Lexo Edhe:

“150 koeficienti i bie që ka rritje në mesatare diku 33-34% për paga në sistemin publik. Gjithë mjekët, mësuesit, policët, zjarrfikësit, administrata publike që sot është e shtypur. Po zotohem që ne ditët e para për pagat e tyre”.

“Mësuesi nga 616 euro në 840 euro, apo 222 euro rritje. Mjeku i zakonshëm rritje +296 euro, polici i thjeshtë + 200 euro, ushtari +224 euro”, tha ai në Pressing, transmeton Express.

Foto: