Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, Alban Lumi ka dhënë një deklaratë të fortë në emisionin e sontëm.
Ai ka thënë se Kosova po ec shpejt në renditjen e FIFA-s.
“Kosova po ec me 300 km/h në renditjen e FIFA-s dhe në krahasim me kombëtaret e tjera të rajonit”, ka thënë ai në “Favorit”.
Tutje, ai ka thënë se Kosova po fiton shumë nga forma e lojtarëve në klubet e veta.
“Forma e lojtarëve në klubet e veta, duke nisur nga Vedat Muriqi e tek Amir Rrahmani, me Fisnik Asllanin e të tjerët, do të jetë një ndihmesë e madhe për Kosovën, qysh në mars, por edhe në Ligën e Kombeve”, shtoi Lumi./GazetaExpress/