Lumbardh Salihu përqafon babain live në “Canapé” – Bashkohen në një intervistë të veçantë - Gazeta Express
string(85) "lumbardh-salihu-perqafon-babain-live-ne-canape-bashkohen-ne-nje-interviste-te-vecante"

TV/Film

Gazeta Express

05/11/2024 21:16

Lumbardh Salihu përqafon babain live në “Canapé” – Bashkohen në një intervistë të veçantë

TV/Film

Gazeta Express

05/11/2024 21:16

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova” (BBVK), Lumbardh Salihu, ka sjellë momente të veçanta në emisionin “Canapé”, ku u shfaq së bashku me babain e tij, Salih Salihu.

Fillimisht, Salihu ishte i vetëm në intervistë së bashku me moderatorin Shpend Lipa, për shkak se Lumbardhi kishte pasur një vonesë.

Pasi mbërriti në studio, Lumbardhi iu bashkua babait të tij dhe të dy dhuruan një moment të ngrohtë për publikun.

Në çastin që u takuan, Lumbardhi e përqafoi fort babain e tij, duke shprehur hapur dashurinë dhe lidhjen e tyre të fuqishme. “Nihna shumë i fort pranë babit,” u shpreh Lumbardhi, duke vlerësuar rëndësinë e marrëdhënies së tyre.

Për ta parë këtë, klikoni në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.