Lulzim Peci ia kujton VV'së: Engel na kërkoi edhe ratifikimin e demarkacionit, gjuanim gaz në Kuvend - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

28/03/2020 12:16

Lulzim Peci ia kujton VV’së: Engel na kërkoi edhe ratifikimin e demarkacionit, gjuanim gaz në Kuvend

Lajme

Gazeta Express

28/03/2020 12:16

Ish-Ambasadori Lulzim Peci, ka thënë se kërkesat e zyrtarëve amerikanë s’janë përfillur as në kohën e Qeverisë së Ramush Haradianjt e Isa Mustafës. Ka thënë se kërkesa e kongresistit pro-shqiptar, Eliot Engel s’ishte përfillur sa i përket demarkacionit. Në fakt, ai ka thënë se kërkesës së tij i ishin përgjigjur me gaz lotsjellës në Parlament.

“Sot, ata qe po thirren ne deklaraten e Kongresmenit Engel, ne te cilen kritikohet qasja e Administrates se Trump ndaj Kosoves, kane harruar, se po i njejti Engel kerkojke ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, ndersa pergjigje ndaj kerkesave te tij, ishte gjuatja e gazit lotesjelles ne Kuvend”, ka shkruar Lulzim Peci në një reagim në FB.

Reagimi i tij ka ardhur pasi kongresisti Eliot Engel reagoi ndaj politikës së Trumpit në Kosovë, duke e quajtur edhe bullizëm qasjen e Grenellit ndaj politikës kosovare.

Postimi i plotë i ish-Ambasadorit Peci

Mos te harrojme nje gje, se nje pjese e jona qe eshte “rrokur” me Administraten e Presidentit Trump, dijeni qe nuk e kemi “be fet” edhe me ate te Obames.

Po me duket se kemi harruar qe Zv-Presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit John Kerry erdhen ne Kosove dhe na lutshin qe te kalojme marreveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Sot, ata qe po thirren ne deklaraten e Kongresmenit Engel, ne te cilen kritikohet qasja e Administrates se Trump ndaj Kosoves, kane harruar, se po i njejti Engel kerkojke ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, ndersa pergjigje ndaj kerkesave te tij, ishte gjuatja e gazit lotesjelles ne Kuvend.

Ne fund, pasi e beme krejte lluge me gaz lotesjelles e me cfare jo, e kaluam marreveshjen e demarkacionit.

Pastaj, u cuam peshe me e zhbe Gjykaten Speciale. Taman e vume veten ne poziten e shtetit matrapaz. Perseri krejte dynjaja ne kembe me na shpetu prej budallakinave tona.

Por, as kjo nuk na doli boll, por H.TH. ia mesyri vet me e be ushtrine, na u suspendua asistenca ndaj FSK-se, dhe ne fund erdhi Brian Hoyt Yee, dhe u terhiqem prej kesaj iniciative “historike”, si mos me pase ndodhe kurre. Me demek “edhe hengra mjalte edhe barku nuk po me dhemb”.

Pastaj tarifa ndaj mallrave te Serbise, e cila fillimisht e ka kryer funksionin per bllokimin e nje marreveshje per kembim territorial ne mes KS dhe SRB, dhe ate nen patronatin e BE-se.

E di fort mire, qe edhe vete Bolltoni ka thene se kjo nuk eshte ide e administrates se SHBA-ve, por kjo nuk do te thote qe nuk eshte diskutuar, por megjithate nuk ka pasur vendim per ndjekjen e ketij kursi te rrezikshem, se po te kishte pase, do ishte be. Ndersa, ne anen tjeter, Gjermania dhe Britania kane qene fuqimisht kunder, per dallim te Frances e cila edhe ka flertuar pak me kete ide. Me kete rast, nuk duhet harruar rolin shume te madh edhe te vendeve te rajonit, per deligjitimit te kesaj ideje.

Mirepo, afati fundit kur eshte dashur te hiqet taksa ka qene vera e kaluar, pikerisht pas zgjedhjeve evropiane.

Kam thene shume here se Vucici, nese do te kishte arritur nje marreveshje qe i kishte kenaqur apetitet e tij, ai do ta bente kete edhe nese taksa do te ishte ne fuqi, dhe pastaj do te kishte thene, vazhdoni ta mbani edhe metutje, une punen time e mbarova.

Mirepo, edhe qeveria e re nuk e menaxhoi mire heqjen e kesaj takse, e cila nuk na solli asgje te mire, perpos thellimit te kursit te kolizionit me SHBA-te.

Vetem nje gje duhet te kemi parasysh, dhe ate se kushdo qe fiton ne zgjedhjet presidenciale ne SHBA, dijeni qe dy paleve ju kemi lene shijen e keqe, me punet e tona.

Me dashuri ne kohen e Corona Virusit.