Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, mbërriti në Rinas pas ekstradimit nga Spanja. Ai ishte arrestuar në dhjetor 2024, pasi kërkohej për vrasjen e Klodian Saliut në 2005.
Berisha ishte liruar me kusht në 2016 për arsye shëndetësore, por Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin. Ai u kap në Spanjë me dokumente bullgare dhe u ekstradua për të vuajtur dënimin.