string(92) "lulzim-basha-hap-fushaten-elektorale-per-zgjedhjet-e-11-majit-mbeshtetje-nga-cdu-ja-gjermane"

Shqiperi

Gazeta Express

12/04/2025 11:03

Lulzim Basha hap fushatën elektoralë për zgjedhjet e 11 Majit, mbështetje nga CDU-ja Gjermane

Shqiperi

Gazeta Express

12/04/2025 11:03

Koalicioni Euroatlantik ka nisur sot fushatën për zgjedhjet e 11 majit, me një aktivitet të veçantë të zhvilluar në Tiranë, ku Lulzim Basha mori mbështetje të fortë nga CDU-ja gjermane, një nga forcat më të rëndësishme të qendrës së djathtë në Evropë. Aktiviteti, që ka nisur në orën 11:00 në restorantin “Xibraku”, përqendrohet te prezantimi i programit elektoral të koalicionit.Përkrah Bashës, në këtë ngjarje mori pjesë Hans-Joachim Falenski, këshilltar i Gunther Krichbaum, zëdhënës i grupit parlamentar të CDU-së për çështjet europiane në Bundestag. Falenski, një ekspert i njohur i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor dhe mik i vjetër i Shqipërisë, theksoi rëndësinë e mbështetjes për integrimin e vendit në strukturat europiane.Programi i Koalicionit Euroatlantik është ndihmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga CDU, e cila ka ofruar ekspertizë në ndërtimin e politikave për zhvillimin ekonomik, reformën në drejtësi, dhe përmirësimin e qeverisjes lokale.