Lulja që e keni në oborr dhe shëron shumë sëmundje - Gazeta Express
string(50) "lulja-qe-e-keni-ne-oborr-dhe-sheron-shume-semundje"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

29/04/2022 19:13

Lulja që e keni në oborr dhe shëron shumë sëmundje

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

29/04/2022 19:13

Nëse keni lëkurë tepër të thatë për shkak të të ftohtit, sërish mëllaga mund t’i lehtësojë shenjat, sepse prej saj përftohet një pije me 1 mijë virtyte.

Ata që preferojnë që të pinë çajra bimorë, me siguri do ta kenë hasur shpesh mëllagën si një nga përbërësit më të suksesshëm kundër shenjave të bronkitit dhe të të ftohurit, në pijen e nxehtë.

Lexo Edhe:

Kjo lule në dukje e parëndësishme, kur krahasohet me shafranin e Indisë dhe xhenxhefilin, ka të njëjtin super-rol kundër:

Përfitimet kryesore nga mëllaga

Mëllaga ka efekte anti-inflamatore, qetësuese, zbutëse, ekspektorante, në sajë të subs.tanca të tjera (galaktozë, kalcium, kalium, vitamina A, B1, C, taninet). Kjo lule është i njohur kryesisht për trajtimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes: kollën, sekrecionet, skuqjet e bajameve dhe të liron hundët dhe hap bronket.

Lulemëllaga dhe barbarozi

Në përgjithësi, ajo është e dobishme për të gjitha membranat e mukozës: edhe ato të sistemit të tretjes (gojë, ezofag, stomak, zorrë), përveç fytit dhe zgavrës së gojës. Çaji me mëllagë është një ilaç i suksesshëm kundër gastrit, ezofagut dhe vështirësitë në procesin e tretjes.

Çajin e mëllagës e gjejmë shpesh të pranishëm në “çajin e mbrëmjes”: mes superfuqive të mëllagës nuk mund të mohohen vetitë qetësuese dhe relaksuese, sidomos edhe te infeksionet urinare te femrat , të cilat janë shumë të bezdisura.