Lul Raka pjesë e ekipit ndërkombëtar për akreditimin e përdorimit racional të antibiotikëve në Egjipt - Gazeta Express
string(101) "lul-raka-pjese-e-ekipit-nderkombetar-per-akreditimin-e-perdorimit-racional-te-antibiotikeve-ne-egjipt"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 8:27

Lul Raka pjesë e ekipit ndërkombëtar për akreditimin e përdorimit racional të antibiotikëve në Egjipt

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 8:27

Shoqata Britanike e Antimikrobikëve (BSAC) ka ftuar Prof. Lul Raka si ekspert të jashtëm, në bashkëpunim me Prof. Ryan Hamilton, Drejtorin e Programit të Akreditimit në BSAC, për të vlerësuar programet e përdorimit racional të antibiotikëve në Egjipt.

Kjo nismë është pjesë e programit global të akreditimit GAMSAS (Global Antimicrobial Stewardship Accreditation Scheme), i cili është lansuar nga BSAC në vitin 2023. Qëllimi i këtij programi është akreditimi dhe fuqizimi i programeve të përdorimit racional të antibiotikëve në spitale anembanë botës, me të cilën synohet ulja e rezistencës ndaj antimikrobikëve dhe fuqizimi i sigurisë së pacientëve.

Gjatë javës, ekipi realizoi vizita në tre spitale kryesore – në Kajro, Mansoura dhe Damieta, ku vlerësoi praktikat ekzistuese në tre fusha kryesore: përdorimin racional të antibiotikëve, parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve, si dhe kapacitetet e laboratoreve të mikrobiologjisë.

Gjatë qëndrimit në Egjipt, ekipi u prit në takime edhe nga zëvendësministri i Shëndetësisë së Egjiptit, dr. Amr Kandeel dhe nga shefi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kajro, dr. Nima Saeed Abid, duke reflektuar mbështetjen e lartë institucionale për këtë proces.