Lukashenko fiton zgjedhjet në Bjellorusi me 80 për qind të votave - Gazeta Express
string(65) "lukashenko-fiton-zgjedhjet-ne-bjellorusi-me-80-per-qind-te-votave"

Lukashenko fiton zgjedhjet në Bjellorusi me 80 për qind të votave

Gazeta Express

10/08/2020 9:45

Sipas rezultateve preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bjellorusi, presidenti i deritashëm i këtij shteti, Aleksander Lukashenko, i ka fituar zgjedhjet me 80 për qind të votave.

Svetlana Tikhanouskaya, ish-mësuese e gjuhës angleze dhe kandidatja kryesore e opozitës në këtë garë, i ka fituar vetëm 9.9 për qind të votave, në bazë të rezultateve të publikuara nga ky komision, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mbrëmë, policia dhe protestuesit janë përleshur në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, dhe në qytete tjera të këtij shteti, pasi me rezultatet e një exit poll-i të televizionit shtetëror u parashikua fitorja e presidentit të deritashëm, Aleksander Lukashenko.

Opozita ka deklaruar më parë se pret që procesi i votimit të manipulohet, duke thënë se do të organizojë një numërim alternativ të votave.

Grupi për monitorimin e internetit, “NetBlocks”, tha se rrjeti është penguar në tërë vendin dhe se situata është përkeqësuar gjatë tërë ditës, duke krijuar kështu një boshllëk të informatave.