Lukaku pas golit kundër Getafes: Interi po rritet - Gazeta Express
string(48) "lukaku-pas-golit-kunder-getafes-interi-po-rritet"

Gazeta Express

05/08/2020 23:36

Lukaku pas golit kundër Getafes: Interi po rritet

Gazeta Express

05/08/2020 23:36

Romelu Lukaku beson se Interi është duke u rritur dhe se duhet të vazhdojë me mendësinë dhe dëshirën e njëjtë për t’u përmirësuar, pas fitores 2:0 kundër Getafes në Ligën e Evropës.

Interi e mundi 2:0 Getafen në një ndeshje të vetme mes tyre në rundin e 16 më të mirëve, në terren neutral në Veltins Arena të Gelsenkirchen, për shkak se ndeshja e parë nuk u zhvilluar fare në shkurt për shkak të pandemisë koronavirus, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Romelu Lukaku dhe Christian Eriksen shënuan për t’ia siguruar një vend në çerekfinale skuadrës së Antonio Contes.

“Ishte një ndeshje e vështirë kundër një ekipi që luan futboll agresiv, por ne luajtëm mirë dhe mbrojtja bëri punë të mirë. Jam i lumtur që shënova për ekipin. Christian e shënoi një gol të rëndësishëm për ekipin dhe ne duhet të vazhdojmë kështu”, tha Lukaku.

Interi do të përballet me Bayer Leverkusen apo Glasgoë Rangers në çerekfinale.

“Ne duam të fitojmë dhe jam i lumtur me rezultatin e sotëm. Ky ekip është duke u rritur dhe është më rëndësi të vazhdojmë kështu me këtë mentalitet dhe me këtë dëshirë për t’u përmirësuar çdo ditë”, shtoi ai.

/Gazeta Express/