Lukaku nuk e kupton se ku e ka Interi problemin - Gazeta Express
string(47) "lukaku-nuk-e-kupton-se-ku-e-ka-interi-problemin"

Futboll

Gazeta Express

13/01/2021 23:57

Lukaku nuk e kupton se ku e ka Interi problemin

Futboll

Gazeta Express

13/01/2021 23:57

Romelu Lukaku nuk e di pse Interi vuan që të jetë konsistent në rezultate gjatë 90 minutave lojë pasi që ju deshën shtesat për të fituar kundër Fiorentinas

Goli me kokë i belgut në minutën e fundit të shtesave bëri që Interi të fitojë me rezultat 2-1 në stadiumin “Stadio Franchi”.

Lexo Edhe:

Kjo do të thotë se ata do të përballen në çerekfinale kundër rivalëve lokal Milan më 27 janar.

“Ajo lojë është në të ardhmen, kjo ishte sonte”, tha Lukaku për RAI Sport.

“Ne jemi të lumtur që fituam sot kundër një skuadre të fortë me një trajner të mirë. Ne fituam dhe kjo është e rëndësishme që të vazhdojmë me fitore për ta rritur besimin”.

Zikaltërit duket se e patën në kontroll pjesën e parë të ndeshjes, por ashtu si në vikend në Serie A me Romën, ritmi i tyre ra në pjesën e dytë.

“Nuk e di pse ndodhi, por ne po punojmë në këtë gjë dhe tashmë e kemi diskutuar këtë gjë pas ndeshjes me Romën. Nuk duhet të ndodh me kështu, por ne jemi një skuadër e re, ne po mësojmë nga këto momente dhe po punojmë shumë që të përmirësohemi”.

Inter do ta këtë edhe një test të madh këtë vikend në Serie A, ku do ta këtë përballjen kokë me kokë kundër kampionëve në fuqi, Juventus.

“Do të jetë një ndeshje shumë taktike në mes të dy skuadrave të cilat po ia dalin mirë këtë sezon. Ne jemi gati dhe duhet të përgatitemi sa më mirë për këtë ndeshje”. /GazetaExpress/