Lukaku do të përmirësohet edhe më shumë, parashikon trajneri i Belgjikës - Gazeta Express
string(71) "lukaku-do-te-permiresohet-edhe-me-shume-parashikon-trajneri-i-belgjikes"

Gazeta Express

05/08/2020 19:37

Lukaku do të përmirësohet edhe më shumë, parashikon trajneri i Belgjikës

Gazeta Express

05/08/2020 19:37

Sezoni i parë i Romelu Lukakut me Inter-in ka qenë i jashtëzakonshëm.

Sulmuesi belg ka qenë menjëherë një nga më të mirët e skuadrës së Antonio Contes dhe shifrat e konfirmojnë këtë: 29 gola dhe 5 asiste.

Lexo Edhe:

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, i ka thurur elozhe sulmuesit në një intervistë të dhënë për RTBF.

“Romelu ka qenë i vendosur kur është larguar nga Premier League. Donte të eksploronte horizonte të reja”.

“Ekzistojnë shumë pak sulmues në botë që mund të regjistrojnë statistika të tilla. Dhe do të përmirësohet akoma”.

“Është një kënaqësi e vërtetë të shikosh se është kthyer të argëtohet”, ka thënë Martinez.