Lukaku: Conte më quajti bërllok para të gjithëve - Gazeta Express
string(47) "lukaku-conte-me-quajti-berllok-para-te-gjitheve"

Lukaku: Conte më quajti bërllok para të gjithëve

Gazeta Express

24/01/2020 15:32

Sulmuesi belg i Interit, Romelu Lukaku, e ka shijuar një ngritje në karrierë që kur është transferuar në Serie A. Megjithatë, ai s’ka arritur t’i shmanget kritikave nga trajneri i vet, Antonio Conte.

Romelu Lukaku e kishte përjetuar vetë zemërimin e Antonio Contes , pas barazimit të Interit në shtëpi kundër Slavia Pragues në Ligën e Kampionëve. Ky rezultat në fund ia kishte kushtuar Interit një vend në fazën eliminatore, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Unë luajta shumë keq në atë ndeshje dhe ai [Conte] më quajti bërllok para të gjithë skuadrës në zhveshtore”, zbuloi Lukaku, në një intervistë të dhënë për Sky Sports.

“Ai ta thotë në fytyrë nëse e ke mirë apo gabim. Ai më tha se do të më zëvendësonte qysh në pesë minutat e parë të ndeshjes nëse do të luaja sërish ashtu”.

“Kjo më ndikoi në vetëbesim, por në të njëjtën kohë më zgjoi. Ai e bën këtë me të gjithë, pavarësisht se kush je. Për të jemi të gjithë të barabartë”.

Sulmuesi belg foli edhe për largimin e tij nga Manchester Unitedi pasi e kishte kuptuar se s’do të kishte shumë minuta lojë nën trajnerin e ri, Ole Gunnar Solskjaer, dhe foli se si mund të kishte qenë jeta në Old Trafford nëse Mourinho do të kishte pasur sukses.

“Mendoj se më është dashur ta rizbuloj veten. Viti i kaluar ishte i vështirë për mua në aspketin profesional. Gjërat nuk po shkonin ashtu siç doja unë dhe nuk po luaja mirë”, shtoi Lukaku.

“Kështu që unë u desh ta gjeja atë që më mungonte dhe erdha në përfundimin që kishte ardhur koha ta ndryshoja ambientin. Unë e mora vendimin në mars dhe shkova në zyrën e trajnerit dhe i thashë se kishte ardhur koha që unë të gjeja diçka të re”.

“Unë nuk po performoja dhe nuk po luaja. Mendoj se ishte më mirë për të dyja palët që ne t’i ndajmë rrugët. Mendoj se e mora vendimin e duhur. Manchester Unitedi ka bërë hapësirë për lojtarët më të rinj, që ata ta dëshmojnë veten, dhe mendoj se kjo situatë është e mirë për të dyja palët”.

“Në mendje më vijnë Roberto Martinez, Ronald Koeman dhe tani Antonio Conte. Mendoj se Jose Mourinho do të kishte bërë punë më të mirë sesa që bëri nëse do t’i kishte pasur lojtarët që i dëshironte”. /Gazeta Express/