Luizi ngacmon Deamishel – po luan si Armaldo - Gazeta Express
string(42) "luizi-ngacmon-deamishel-po-luan-si-armaldo"

Luizi ngacmon Deamishel – po luan si Armaldo

TV/Film

Gazeta Express

30/03/2023 20:00

Deamishel i tha banorëve se nisur nga fjalët e moderatores dhe opinionistëve, që ata kanë dhënë mesazhe urrejtje brenda shtëpisë, ajo ka menduar që ta ndryshë situatën, duke sjellë një ide të lezetshme në shtëpi.

Deamishel mendoi që të gjithë banorët t’i thonin komplimenta, apo fjalë pozitive njëri-tjetrit dhe t’i linin mënjanë debatet dhe ofendimet.

Lexo Edhe:

Luizi i tha Deas se ajo po bën lojën e Armaldos, ndërsa komenti i tij shkriu së qeshuri Kristin. Olta reagoi ashpër ndaj këtij të fundit dhe i tha se kohët e fundit ka nisur të qeshë kur dikush lëndohet.

Ideja që hodhi Dea, nisi fillimisht nga ajo. Liderja e shtëpisë nisi fillimisht me Fotininë, duke thënë komente pozitive për të.