Kur ishte në “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli mori gjithë vëmendjen se si i dinte të gjitha tekstet e këngëve të Babastars dhe Getoar Selimi.
Videot e tij duke kënduar rap u bënë virale teksa ai shprehu vlerësimin e tij për Ghetto Geasyn.
Nga ana tjetër, Luizi tregoi simpati edhe për rivalin e Getoarit, Noizyn. Ai i bëri thirrje Noizyt për bashkëpunim teksa pas daljes u shfaq me të në disa koncerte, e madje premtuan edhe bashkëpunime.
Luizi së fundmi është shfaqur duke interpretuar një prej këngëve të Ghetto Geasyt bashkë me një grup vajzash. Ai e publikoi videon në Instagramin e tij teksa videoja është rishpërndarë sigurisht edhe nga Getoari.
“Luiz baba është rikthyer”-shkroi ai duke nënkuptuar faktin që Luizi po këndon sërish një këngë të Babastars pas daljes nga BBV.