Luizi i Big Brother edhe në ndeshjen Poloni – Shqipëri, përmes tifozit gjakovar Valon Nura - Gazeta Express
string(87) "luizi-i-big-brother-edhe-ne-ndeshjen-poloni-shqiperi-permes-tifozit-gjakovar-valon-nura"

Futboll

Gazeta Express

28/03/2023 11:06

Luizi i Big Brother edhe në ndeshjen Poloni – Shqipëri, përmes tifozit gjakovar Valon Nura

Futboll

Gazeta Express

28/03/2023 11:06

Luiz Ejlli është bërë fenomen me pjesëmarrjen e tij në Big Brother VIP Albania.

Këngëtari shkodran është bërë i dashur për të gjithë falë lojës që po e bën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Lexo Edhe:

E fansat e tij të flaktë po shpalosin pankarta në evenimente të ndryshme, përfshirë këtu edhe në stadiumet e futbollit anekënd botës, shkruan “Gazeta Express”.

Një tifoz nga Gjakova, i quajtur Valon Nura, i cili jeton dhe punon në Çeki, e ka shfaqur mbrëmë një pankartë mbështetëse për Luizin në Varshavë, në ndeshjen mes Polonisë dhe Shqipërisë, ku të pranishëm ishin qindra tifozë, që kishin bërë shumë kilometra për t’ju qëndruar pranë Kuqezinjve.

“Fansi i flaktë i Luizit”, ka shkruar Nura derisa shihet në shkallët e stadiumit me letrën gjigante që e mban në duar, ide të cilën e kishte në kokën e tij që ta realizonte qe dy muaj.

Nura është tifoz i flaktë i Kombëtares shqiptare qe një kohë të gjatë, ndërsa në rrafshin ndërkombëtar ka simpati të madhe për Barcelonën dhe mbi të gjitha për Leo Messin.

Ai gjithashtu ju gëzohet edhe sukseseve të Kombëtares së Kosovës, ndërsa, siç shihet në profilin e tij në “Facebook”, më parë ai e kishte bërë një foto edhe me yllin e “Dardanëve”, Vedat Muriqi.

Shqipëria u mposht mbrëmë nga Polonia, por bëri paraqitje mjaft të mirë. /Gazeta Express/