Luiza Gega ia siguron Shqipërisë medaljen e dytë të artë në Lojërat Evropiane - Gazeta Express
string(77) "luiza-gega-ia-siguron-shqiperise-medaljen-e-dyte-te-arte-ne-lojerat-evropiane"

Sport

Gazeta Express

25/06/2023 19:37

Luiza Gega ia siguron Shqipërisë medaljen e dytë të artë në Lojërat Evropiane

Sport

Gazeta Express

25/06/2023 19:37

Luiza Gega e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.

Atletja shqiptare e arriti këtë sukses në vrapimin 3000 metra me pengesa.

34-vjeçarja medaljen e artë e siguroi falë rekordit që kishte vendosur prej 9:17.31 minuta në këtë garë.

Për Shqipërinë është kjo medalja e dytë e artë në Lojërat Evropiane.

Medalje të artë fitoi ditë më parë edhe karateisti, Alvin Karaqi. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement