Luiz Ejlli shpallet “Influencer i Vitit 2023” - Gazeta Express
string(43) "luiz-ejlli-shpallet-influencer-i-vitit-2023"

Luiz Ejlli shpallet “Influencer i Vitit 2023”

Yjet

Gazeta Express

16/02/2024 19:36

Këngëtari i dashur nga Shkodra, Luiz Ejlli, ka marrë një mirënjohje të rëndësishme sot – atë të “Influencer i Vitit 2023”.

Ai e ka ndarë këtë lajm të gëzueshëm me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, nëpërmjet një postimi në InstaStory. Luizi, i cili mbante në dorë certifikatën e çmimit dhe duke buzëqeshur, ka shprehur njëfarë ironie lidhur me këtë.

Lexo Edhe:

“Shumë faleminderit për këtë certifikatën, për këtë influencer. Unë e di që jepen pas vdekjes por qenka shumë e bukur. Shumë faleminderit, por keni harruar të fusni atë dekoratën. Influencer i vitit, apapapap” – tha Ejlli në postimin e tij.

Luiz Ejlli u bë figura kryesore e vëmendjes së publikut nga pjesëmarrja e tij në sezonin e dytë të “Big Brother Vip Albania”, ku me karakterin dhe humorin i tij të veçantë mori zemrat e shikuesve.

Jo vetëm që fitoi zemrat e publikut, por këngëtari arriti të fitojë dhe çmimin e madh në spektakël, një shpërblim prej 100 mijë eurosh.