Luiz Ejlli paradite u dënua me një vit burg, pasdite lanson këngë me Teuta Selimin - Gazeta Express
string(81) "luiz-ejlli-paradite-u-denua-me-nje-vit-burg-pasdite-lanson-kenge-me-teuta-selimin"

Luiz Ejlli paradite u dënua me një vit burg, pasdite lanson këngë me Teuta Selimin

Muzike

Gazeta Express

10/10/2024 22:12

Këngëtari Luiz Ejlli lansoi sonte këngën e tij në duet me Teuta Selimin.

Kënga që është një prodhim i SBS Entertainment erdhi disa orë pasi që Luiz Ejlli u dënua me një vit burg si pasojë e një mashtrimi nga Gjykata.

“Lamtumirë” quhet kjo baladë të cilën e ka prodhuar SBS derisa tekstin e saj e ka shkruar Fifi.

Para se të lansohet kjo këngë, Ejlli u pyet për dënimin nga mediat në Shqipëri, por ai zgjodhi që të mos flas për këtë rast.

 “Po, sot në orën 19:00 del kënga e re. Faleminderit për interesimin. Është duet me Teuta Selimin se harrova. Nuk jap intervista, as nuk dal në emisione. E kam vendosur me kohë këtë gjë. Unë jam këngëtar, thjesht këndoj. Mos harro në 19:00”, tha Luizi.

Kujtojmë së kënga e tij nuk u lansua në orën 19:00 por dy orë më vonë pasi që ajo kishte disa gabime teknike. /GazetaExpress/