Luis Suarez i lumtur për debutimin te Atletico - Gazeta Express
string(46) "luis-suarez-i-lumtur-per-debutimin-te-atletico"

Luis Suarez i lumtur për debutimin te Atletico

Gazeta Express

27/09/2020 20:29

Luis Suarez ia ka bërë sefte me Atletico Madridin.

Suarez, që pak ditë më parë la Barcelonën, debutoi sonte kundër Granandës, në fitoren e thellë prej 6-1 të Atletico Madridit.

Lexo Edhe:

Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 70’ dhe për 20 minuta, shënoi dy gola dhe asistoi për një tjetër.

“Jam shumë i lumtur me debutimin, për golat, edhe më i lumtur me tri pikët për të nisur La Ligën ashtu siç donim”, u shpreh Suarez.

Për largimin nga Barcelona: “Janë situata që ndodhin në futboll, vjen një moment ekipi ka nevojë për ndryshime, gjithashtu edhe për lojtarët është mirë të ndërrojnë ambient. Klubi më ka bërë një pritje të mrekullueshme dhe kjo u vërejt menjëherë”, tha Suarez. /Gazeta Express/