Luis Muriel drejt Juventusit? - Gazeta Express
string(28) "luis-muriel-drejt-juventusit"

Luis Muriel drejt Juventusit?

Sport

Gazeta Express

05/08/2022 10:24

Luis Muriel ka përfunduar në radarin e Juventusit.

“Zonja e Vjetër” është në kërkim të një sulmuesi të ri, pasi nuk aktivizoi opsionin për blerjen përfundimtare të Alvaro Moratas, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Muriel është përmendur vazhdimisht si një përforcim i mundshëm te Juventusi, pasi kontrata e tij me Atalantan skadon më 30 qershor 2023.

“Calciomercato” ka raportuar se negociatat po përparojnë mes klubeve, megjithëse çmimi i kërkuar prej 15 milionë eurosh nga Atalanta konsiderohet shumë i lartë për një 31-vjeçar.

Megjithatë, çmimi mund të ulet duke marrë parasysh se lojtari mund të largohet falas në vitin e ardhshëm.

Kolumbiani ka shënuar 98 gola dhe 48 asistime në 280 paraqitje në Serie A, ku ka luajtur për Udinesen, Leccen, Sampdorian, Fiorentinan dhe Atalantan.

Sezonin e kaluar, ai kontribuoi me 14 gola dhe 10 asistime në 39 ndeshje. /Gazeta Express/