Legjenda e Real Madridit, Luis Figo ka dhënë mendimin e tij rreth debatit e më të mirit të historisë, mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
Rivaliteti mes Ronaldos dhe Messit, mund të thuhet se është më i madhi në historinë e të gjithë sporteve, me fansat e dy lojtarëve që shpesh debatojnë se cili është më i miri nga dytë.
Derisa fansat e portugezit thonë se Ronaldo është më i mirë sepse ka më shumë gola të shënuar se Messi, fansat e këtij të fundit besojnë se debati është mbyllur në dhjetor të vitit 2022, kur Argjentina e fitoi Kupën e Botës “Katar 2022”.
Dhe tani, Luis Figo ka dhënë mendimin e tij rreth këtij debati, duke diskutuar talentin e Ronaldos, me të cilin kishte luajtur pak te kombëtarja e Portugalisë.
Figo luajti së bashku me Ronaldon në vitet e tij të fundit të karrierës ndërkombëtare, duke kompletuar 23 ndeshje së bashku në fushën e blertë, teksa kishin kombinuar edhe në katër gola të shënuar.
Duke folur për “GiveMeSport”, Figo bëri me dije mendimin e tij në këtë dëbat të njohur.
“Unë mendoj se Ronaldo ka bërë dhe po vazhdon të bëj histori, jam i sigurt se do të mbahet mend si një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë. Është gjithmonë subjektive të flasësh se kush është më i miri i kësaj gjenerate, sepse është edhe Lionel Messi dhe disa të tjerë”, tha ai.
“Por, sigurisht se Ronaldo do të mbahet mend si ndër më të mirët e të gjitha kohërave. Mund të themi, po, por gjithmonë me respekt ndaj Messit dhe lojtarëve të tjerë të talentuar”, shtoi ai.
Si Messi, si Ronaldo kanë fituar “Topin e Artë” më shumë se çdo lojtar tjetër, me Messin që ka 8 sosh, derisa Cristiano ka pesë.
Edhe Figo është fitues i këtij çmimi, të cilin e kishte fituar në nëntor të vitit 2000, pak pas transferimit të tij të bujshëm nga Barcelona te Real Madridi./GazetaExpress/