Luis Enrique s’flet për Kvaratskhelia, por pranon që PSG-ja 'po përpiqet të përmirësohet' në janar - Gazeta Express
string(94) "luis-enrique-sflet-per-kvaratskhelia-por-pranon-qe-psg-ja-po-perpiqet-te-permiresohet-ne-janar"

Futboll

Gazeta Express

14/01/2025 16:19

Luis Enrique s’flet për Kvaratskhelia, por pranon që PSG-ja ‘po përpiqet të përmirësohet’ në janar

Futboll

Gazeta Express

14/01/2025 16:19

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, nuk pranoi të përgjigjej mbi pyetjet rreth Khvicha Kvaratskhelia dhe lëvizjes së pritshme të tij nga Napoli, por pranoi se klubi “duhet të mbetet i hapur” për çdo mundësi gjatë merkatos së janarit

PSG ka marrëveshje verbale për Kvaratskhelia

PSG pritet të mbyllë një marrëveshje me Napolin për lojtarin më të mirë në Serie A 2023, Kvaratskhelia, gjatë kësaj merkatoje.

Raportimet të martën sugjerojnë se parizienët kanë arritur një marrëveshje personale me gjeorgjianin dhe se dy klubet kanë një marrëveshje verbale mbi një çmim që kalon shifrën e  mbi 70 milionëve.

Pavarësisht se mediat si në Itali ashtu edhe në Francë sugjerojnë se marrëveshja është afër finalizimit, Luis Enrique nuk pranoi të fliste për lojtarë që nuk janë ende pjesë e skuadrës së tij.

“Do të doja të flisja për lojtarët që nuk janë në skuadër, por nuk mundem,” tha trajneri i PSG-së gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes të martën, raportuar nga RMC Sport.

Luis Enrique: PSG ‘po përpiqet të përmirësohet’ gjatë merkatos së janarit

Edhe pse Enrique nuk iu përgjigj pyetjeve specifike për Kvaratskhelian, ai pranoi se klubi “po përpiqet të përmirësohet” gjatë merkatos së janarit, por e cilësoi këtë një detyrë të vështirë.

“Është një merkato shumë e ndryshme nga ajo e verës, që është më e hapur, me më shumë përgatitje dhe planifikim. Merkatoja e janarit është shumë e vështirë. Është sfiduese të synosh madhështinë kur hapen kaq pak mundësi.

“Jam shumë i kënaqur me skuadrën që kam dhe dua të përfitoj maksimalisht prej saj. Është e vështirë të përmirësohesh.

“Megjithatë, ne duhet të mbetemi të hapur, pasi menaxhimi sportiv i klubit, me Luis Campos në krye, është vigjilent dhe po përpiqet të përmirësojë ekipin në të gjitha pozitat, por kjo është pothuajse e pamundur në këtë merkato.” /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement