Luis Enrique pas triumfit ndaj Realit: E kam telefonin të mbushur me mesazhe nga tifozët e Barçës - Gazeta Express
string(96) "luis-enrique-pas-triumfit-ndaj-realit-e-kam-telefonin-te-mbushur-me-mesazhe-nga-tifozet-e-barces"

Futboll

Gazeta Express

10/07/2025 13:20

Luis Enrique pas triumfit ndaj Realit: E kam telefonin të mbushur me mesazhe nga tifozët e Barçës

Futboll

Gazeta Express

10/07/2025 13:20

Luis Enrique është më meritori për sensacionin që po e bën Paris Saint-Germaini.

Trajneri spanjoll e ka shndërruar në një “stuhi” ekipin parisien, i cili mbrëmë e dërrmoi Real Madridin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, shkruan “Gazeta Express”.

E ish-trajneri i Barcelonës thotë se ka marrë urime të shumta për kalimin në finale, e mbi të gjitha për faktit se e mposhti Realin.

Këto urime i erdhën kryesisht nga tifozët dhe ata që e duan më së shumti Barcelonën, një rival i përjetshëm i “Los Blancos”.

“Nuk jemi ndalur asnjëherë. E kam telefonin të mbushur me mesazhe nga tifozët e Barcelonës, të cilët më bëjnë komplimente. Kur luan kundër një skuadre të madhe, e jep gjithmonë 100 për qindëshin nga vetja. Nuk ndalesh, edhe pse disa lojtarë kishin nevojë për pushim”, deklaroi trajneri spanjoll pas fitores me rezultat 4:0 ndaj “Mbretërve” të Spanjës. /Gazeta Express