Luis Enrique me gjest skandaloz pasi e humbi finalen ndaj Chelseat, e godet Joao Pedron - Gazeta Express
string(86) "luis-enrique-me-gjest-skandaloz-pasi-e-humbi-finalen-ndaj-chelseat-e-godet-joao-pedron"

Sport

Gazeta Express

13/07/2025 23:44

Luis Enrique me gjest skandaloz pasi e humbi finalen ndaj Chelseat, e godet Joao Pedron

Sport

Gazeta Express

13/07/2025 23:44

Kupa e Botës për Klube FIFA 2025 përfundimisht shkoi në duart e Chelseat, pas një paraqitjeje të shkëlqyer të skuadrës angleze, e cila mposhti bindshëm PSG-në e Luis Enriques me rezultatin 3–0.

Por pas fishkëllimës përfundimtare, finalja u shoqërua me një episod të turpshëm që përfshiu trajnerin spanjoll dhe sulmuesin e Chelseat, Joao Pedro.

Në një akt të papranueshëm dhe rrallë të parë në këtë nivel, Luis Enrique tentoi ta kapte Joao Pedron për fyti, duke e rrëzuar në tokë lojtarin, i cili u pa i dëmtuar dhe në dhimbje nga përplasja.

Edhe pse goditja nuk u realizua plotësisht, ajo mjaftoi për të prekur pjesërisht fytyrën e sulmuesit të Chelseat, i cili ra menjëherë në tokë.

Situata u përshkallëzua për një moment, por reagimi i menjëhershëm i lojtarëve dhe stafit të të dyja skuadrave ndihmoi në qetësimin e tensioneve. Luis Enrique u largua nga skena e incidentit, ndërsa Joao Pedro mori ndihmën e parë në fushë.

Sa i përket anës sportive, Chelsea u shpall kampion i këtij edicioni historik të Kupës së Botës për Klube. Skuadra londineze e mbylli ndeshjen që në pjesën e parë, me dy gola të shkëlqyer nga Cole Palmer, i cili u shpall “Lojtari Superior i Ndeshjes”, dhe një tjetër nga Joao Pedro.

PSG, ndonëse u mund në finale, tregoi cilësi dhe nivel të lartë gjatë gjithë turneut, duke qenë një nga pretendentët kryesorë deri në fund. Megjithatë, trofeu këtë herë i takoi Anglisë./GazetaExpress/