Luis Enrique, aktualisht në krye të Paris Saint-Germain, ka hyrë në historinë e futbollit si vetëm trajneri i dytë që arrin të fitojë tripletën (Champions League, kampionatin dhe kupën kombëtare) me dy klube të ndryshme.
Në sezonin 2024/2025, nën drejtimin e spanjollit, PSG fitoi Ligën e Kampionëve, Ligue 1 (duke e mbyllur me disa javë para përfundimit) dhe Kupën e Francës, duke kurorëzuar një sezon madhështor.
Dhjetë vite më parë, gjatë sezonit 2014/2015, Enrique arriti të njëjtin sukses me Barcelona, kur katalanasit dominuan Evropën dhe Spanjën duke fituar gjithçka.
Para Enrique, e vetmja figurë që kishte arritur këtë sukses ishte Pep Guardiola, gjithashtu spanjoll.
Guardiola fitoi tripletën me Barcelonën në vitin 2009 dhe e përsëriti suksesin me Manchester Cityn në sezonin 2022/2023.
Ky sukses i jashtëzakonshëm i PSG-së kulmoi me një fitore të bujshme 5-0 në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit të Milanit, duke mbyllur një fushatë të paharrueshme në mënyrën më mbresëlënëse të mundshme.
Luis Enrique tani renditet krah trajnerëve më të mëdhenj të historisë, duke provuar se vizioni dhe përvoja e tij janë ndër më të mirët në futbollin modern.