Luhatje të mëdha financiare pas deklaratës së Trumpit se pati "bisedime shumë të mira" me Iranintës - Gazeta Express
string(97) "luhatje-te-medha-financiare-pas-deklarates-se-trumpit-se-pati-bisedime-shume-te-mira-me-iranintes"

Lajme

Gazeta Express

23/03/2026 12:38

Luhatje të mëdha financiare pas deklaratës së Trumpit se pati “bisedime shumë të mira” me Iranintës

Lajme

Gazeta Express

23/03/2026 12:38

Tregjet kanë përmbysur lëvizjet e mëparshme pasi presidenti Donald Trump tha se SHBA-ja dhe Irani kanë pasur “bisedime shumë të mira dhe produktive lidhur me një zgjidhje të plotë dhe tërësore të armiqësive tona në Lindjen e Mesme”, raporton BBC.

Nafta Brent ka rënë me 13% në rreth 96 dollarë për fuçi. Indeksi FTSE 100 tani është rritur me 0.5% pasi më herët kishte rënë me më shumë se 2%.

Çmimet e gazit kanë rënë nga 159 peni për therm në rreth 139 peni.

Rendimenti i obligacioneve 10-vjeçare të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, i cili më herët ishte rritur në 5.121%, tani ka rënë në 4.89% – që është më i ulët se në fillim të ditës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement