Luftime në Siri: Forcat qeveritare sulmojnë komunitetin pakicë, duke rruar mustaqe si poshtërim - Gazeta Express
string(93) "luftime-ne-siri-forcat-qeveritare-sulmojne-komunitetin-pakice-duke-rruar-mustaqe-si-poshterim"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 10:41

Luftime në Siri: Forcat qeveritare sulmojnë komunitetin pakicë, duke rruar mustaqe si poshtërim

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 10:41

Banorët e qytetit sirian të Suvejdës, kryesisht të komunitetit pakicë druzë, shpresonin që mbërritja e forcave qeveritare të martën do të shënonte fundin e përleshjeve vdekjeprurëse sektare me fiset lokale beduine.

Luftimet midis fiseve beduine në zonën e Suvejdës dhe luftëtarëve lokal druzë thuhet se vranë më shumë se 30 persona dhe plagosën më shumë se 100 të tjerë që nga e diela.

Fraksionet e armatosura beduine dhe druze kanë një armiqësi të gjatë në Suvejdë, me dhunën që shpërthen herë pas here.

Në vend të ndalimit të luftës, mbërritja e forcave qeveritare të pushtetit të ri në Siri, solli një fushatë agresive. Ata kryen ekzekutime dhe plaçkitën lagjet druze në Suvejdë, duke detyruar mijëra anëtarë të kësaj pakice fetare të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

“Forcat qeveritare hynë në qytet me pretekstin e rivendosjes së rendit… por për fat të keq ato u përfshinë në sjellje të egër. Janë regjistruar raste të vrasjeve të civilëve… dhjetëra… por nuk e kemi numrin e saktë”, tha Rayan Maarouf, kryeredaktor i portalit Suwayda 24.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, forcat qeveritare ekzekutuan 12 civilë në një incident në një shtëpi në qytet.

Një gazetar i AFP-së që hyri në Suvejdë menjëherë pas mbërritjes së forcave qeveritare gjeti trupa të pajetë në rrugë, derisa herë pas here dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri.

“Jam në qendër të Sweidës. Njerëzit po ekzekutohen, shtëpive dhe dyqaneve u vihet flaka, ka grabitje e plaçiktje të tëra”, tha një banor i Suvejdës për AFP-në.

Një skenar i ngjashëm është përsëritur disa herë që kur rebelët islamistë rrëzuan sundimtarin e kahmotshëm të Sirisë, Bashar al-Assadin në dhjetor.

Rasti më i keq ndodhi në mars, kur më shumë se 1,700 civilë – kryesisht anëtarë të komunitetit alavit, në perëndim të vendit – u vranë në sulmet e kryera nga forcat qeveritare dhe aleatët e tyre.
Të martën, forcat qeveritare hynë në Suvejdë me qëllimin e supozuar për ndalimin e dhunës sektare

Megjithatë, sipas Observatorit, forcat qeveritare siriane hynë në qytet së bashku me luftëtarët beduinë, me të cilët më pas sulmuan së bashku druzët