“Lufthansa” dhe “Austrian Airlines” anulojnë fluturimet drejt Teheranit - Gazeta Express
string(67) "lufthansa-dhe-austrian-airlines-anulojne-fluturimet-drejt-teheranit"

“Lufthansa” dhe “Austrian Airlines” anulojnë fluturimet drejt Teheranit

Gazeta Express

17/01/2020 20:31

Grupi gjerman “Lufthansa” njoftoi sot anulimin e fluturimeve drejt Teheranit deri më 28 mars, pas rrëzimit të avionit ukrainas të rrëzuar më 8 janar pranë kryeqytetit iranian.

“Për shkak të situatës ende të pasigurtë të sigurisë rreth aeroportit të Teheranit dhe për hapësirën ajrore iraniane, kompanitë e grupit “Lufthansa” anulojnë fluturimet e tyre me destinacion dhe me nisje nga Teherani deri në 28 Mars 2020″, theksoi kompania gjermane në një komunikatë.

Lexo Edhe:

“Avionët e këtij grupit do të vazhdojnë gjithashtu të mos kryejnë fluturime në Iran”, theksoi “Lufthansa”, ndërkohë që Agjencia Europiane e Sigurisë ajrore ka rekomanduar më 11 janar për kompanitë ajrore europiane të shmangin hapësirën ajrore të vendit deri në një urdhër të ri.