Një “luftë virtuale” ka ndodhur në Twitter në mes të Rusisë dhe Çekisë.
Fillimisht, Minsitria e Jashtme e Rusisë ka shkruar se ”Çekia ka probleme kronike e që autoritetet nuk duan t’i zgjidhin“.
Pos kësaj, sipas MPJ-së ruse, “Çekia ka rrëshqitur në një kurs rusobofik“.
Pas kësaj ka ardhur reagimi i Ministrisë së Jashtme të Çekisë, ku i kërkon Rusisë të largohet nga Ukriane.
”Problemet kronike të Çekisë: ne nuk rrëmbejmë fëmijë, nuk bombardojmë spitalet dhe nuk pushtojmë fqinjët. Largohu nga Ukraina“, thuhet në reagimin e MPJ-së çeke. /Gazeta Express
Chronic problems of Czechia: we don’t kidnap children, bomb hospitals, and occupy neighbours. Get out of Ukraine. pic.twitter.com/aYsumfTWQ0
— Czech Ministry of Foreign Affairs (@CzechMFA) July 25, 2023