Luftanijet e SHBA'së drejt Ukrainës kthehen mbrapsht pas paralajmërimit nga Rusia - Gazeta Express
string(80) "luftanijet-e-shbase-drejt-ukraines-kthehen-mbrapsht-pas-paralajmerimit-nga-rusia"

Luftanijet e SHBA’së drejt Ukrainës kthehen mbrapsht pas paralajmërimit nga Rusia

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 16:31

Luftanijet amerikane që kishin nisur në formacion drejt Ukrainës nga Deti i Zi kanë ndryshuar kurs sot pasi Rusia paralajmëroi ushtrinë e Joe Biden të mos përfshihet në rajon “për të mirën e tyre”.

Burimet diplomatike thanë sot se kalimi i luftanijeve amerikane në ngushticën e Bosforit që duhet të kryej dje nuk ka ndodhur, raporton britanikja “TheSun”.

Lexo Edhe:

Agjencia shtetërore turke Anadolu tha se dy dislokimet ushtarake të parashikuara ishin anulluar dhe se nuk ka njoftime për një tjetër orar zhvillimesh.

Më herët Kremlini kishte parashikuar luftanijet e SHBA të qëndronin larg zhvillimeve në Krime “për të mirën e tyre”, duke e quajtur përfshirjen e tyre në detin e Zi “një provokim me qëllim të testojnë nervat e Rusisë”.

Zëvendës-ministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov, tha “Shtetet e Bashkuara po bëjnë gjithçka për të dëmtuar pozitën e Rusisë në skenën botërore. Ne nuk kuptojmë ndonjë shpjegim tjetër për qëndrimin e tyre, ky është konkluzioni ynë”.

Javën e kaluar Turqia njoftoi se ishte informuar nga dy luftanijet amerikane se “do të kalojnë në ngushticën e Bosforti drejt Deti të Zi, dhe do të mbeten në rajon deri më 4 maj”.

Agjencia AFP raporton se për lajmin nuk ka konfirmim nga Uashingtoni.

Normalisht SHBA duhet të njoftojë 15 ditë më herët Turqinë për kalimin e mjeteve ushtarake në ngushticat e Bosforit ose të Dardaneleve, sipas kushteve të Konventës së Montreux në 1936, e cila lejon qëndrimin e luftanijeve në Detin e Zi deri në 21 ditë.

Njoftimi i javës së kaluar për dislokimin amerikan solli tensione mes Moskës e Kievit.

Moska ka dislokuar 15 luftanije në Detin e Zi mes tensioneve me Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë.

15 luftanijet ruse kanë lundruar në një rrjet të gjerë kanalesh e lumenjsh nga deti Kaspik, në detin Azov, e më tej në Detin e Zi.

Dje Rusia publikoi manovra të flotës së saj ushtarake në Detin e Zi, ashtu si dhe Ukraina që po kryen manovra ushtarake në tokë dhe ujërat pranë Krimesë.