Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme lajmet për sulm mbi Shqipërinë, jemi në NATO - Gazeta Express
string(99) "lufta-ne-lindjen-e-mesme-rama-spekulime-dhe-thashetheme-lajmet-per-sulm-mbi-shqiperine-jemi-ne-nato"

Lajme

Gazeta Express

08/03/2026 10:14

Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme lajmet për sulm mbi Shqipërinë, jemi në NATO

Lajme

Gazeta Express

08/03/2026 10:14

Në shënimet e tij të javës në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama u ndal te situata në Lindjen e Mesme dhe siguria e qytetarëve që ndodhen në zonat e konfliktit.

Ai tha se situata mbetet e ndërlikuar dhe është e vështirë të parashikohet fundi i ofensivës SHBA-Izrael, që sipas kryeministrit, nisi me plotë të drejtë.

Rama u shpreh se përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullatat në rajon janë në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë dhe autoritetet vendase. Sa i përket fluturimeve, ai theksoi se mbetet një sfidë për të gjithë.

“Kjo është një situatë që kërkon qetësi, kujdes, informim vazhdueshëm nga burimet zyrtare. Ndërkohë që ne jemi solidarë me të gjitha vendet e prekura, përfshi pa diskutim, edhe Qipron, një vend mik, i cili po ashtu u godit, edhe Greqinë në shenjë të fortë solidariteti për çka ndodh në Qipro, po njëkohësisht edhe Turqinë në të njëjtën kohë që po ashtu u tentua të goditej nga një raketë e neutralizuar menjëherë nga forcat e NATO-s”, tha Rama.

Nuk la pas ironitë për opozitën, teksa e konsideroi si burimin më të madh të dezinformimit. Ai u shpreh se në Shqipëri ka pasur thashetheme dhe spekulime për mundësinë e një sulmi mbi Shqipërinë.

Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe se aleanca siç reagoi me rastin në Turqi, do të reagojë për të gjitha vendet që bëjnë pjesë në të.

“Përsa i takon Shqipërisë, ka pasur lloj-lloj thashethemesh dhe spekulimesh, dhe interesante është që, ndryshe nga vendet e tjera në Shqipëri, të keqen më të madhe ne e kemi brenda dhe burimin më të madh të dezinformimit, të gënjeshtrave, të deformimit të informacionit, ne ndryshe nga të tjerët, nuk kemi pse e kërkojmë gjetkë, sepse e kemi këtu. Dhe nga këtu është prodhuar në mënyrën më kriminale dhe të papërgjegjshme edhe një seri lajmesh për gjoja mundësinë e sulmit mbi Shqipërinë. Por, ju kujtoj të gjithëve që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe sikundër NATO e demonstroi qartësisht në Turqi, ku goditi menjëherë një raketë të ardhur nga Irani, gjë të cilën pastaj e nënvizoi bukur mirë edhe gjenerali amerikan i komandës së NATO-s, qartësisht, kjo shpejtësi reagimi dhe ky kapacitet reagimi vlen për të gjitha vendet anëtare të NATO-s, me gjithë keqardhjen për të keqen, që me siguri nuk e ka aspak problem, nëse do t’i jepej mundësia ta provonte edhe ndonjë sulm mbi Shqipërinë, vetëm e vetëm për të ushqyer shpresën e kotë dhe siç thonë tironsit, “ondrrën në beze”, se do të përmbyset i ashtuquajturi “regjimi i Edi Ramës””, tha Rama./ tvklan.al

Advertisement
Advertisement
Advertisement