Presidenti i Iranit, Narendra Modi, ka shkruar se ka folur me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme.
Modi ka shkruar në Facebook se shpreh keqardhje për përshkallëzimin e tensioneve.
“Pata një bisedë me Presidentin iranian, Dr. Masoud Pezeshkian, për të diskutuar situatën serioze në rajon. Shpreha shqetësim të thellë për përshkallëzimin e tensioneve dhe humbjen e jetëve civile, si dhe dëmtimin e infrastrukturës civile”.
“Siguria dhe mbrojtja e shtetasve indianë, së bashku me nevojën për tranzit të papenguar të mallrave dhe energjisë, mbeten prioritetet kryesore të Indisë. Ritheksova angazhimin e Indisë për paqe dhe stabilitet dhe kërkova dialog dhe diplomaci”, ka shkruar ai. /Gazeta Express
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...