Lufta në Gaza, i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme udhëton drejt Izraelit për bisedime - Gazeta Express
string(89) "lufta-ne-gaza-i-derguari-amerikan-per-lindjen-e-mesme-udheton-drejt-izraelit-per-bisedime"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 7:25

Lufta në Gaza, i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme udhëton drejt Izraelit për bisedime

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 7:25

I dërguari i posaçëm i SHBA për Lindjen e Mesme, Steve Whitkoff, do të udhëtojë nesër, të enjten, drejt Izraelit për të diskutuar hapat e ardhshëm lidhur me luftën në Rripin e Gazës, bëri të ditur sot një zyrtar amerikan.

“Steve Whitkoff do të vizitojë Izraelin të enjten, ku do të zhvillojë takime me zyrtarë izraelitë për të diskutuar hapat e mëtejshëm në menaxhimin e situatës në Gazë”, deklaroi zyrtari amerikan, i cili preferoi të mbetet anonim.

Whitkoff ka qenë ndërmjetësues në negociatat indirekte mes Izraelit dhe lëvizjes islamike Hamas, për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë.

Më 24 korrik, ai pranoi se këto bisedime kishin dështuar.

Ndërkohë, gjatë një vizite në Skoci këtë javë, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën se një armëpushim në Gazë është “i mundshëm”, duke shtuar se në territorin palestinez po zhvillohet një “uri e vërtetë”.

Ai theksoi gjithashtu se pret që së shpejti të ngrihen qendra të reja për shpërndarjen e ushqimeve, për të ndihmuar më shumë njerëz në Rripin e Gazës, ku tashmë uria ka marrë përmasa alarmante.