Vera e sivjetme ka bërë që shumë zona në Shqipëri të përfshihen nga zjarri, duke shkaktuar dëme të shumta.
Veç dëmeve në infrastrukturë e në shkrumbim të maleve të tëra, të martën është regjistruar një viktimë në zonën e Elbasanit. Atje raportohet se një 80-vjeçar ka vdekur si pasojë e asfiksisë, pasi i njëjti dyshohet se i kishte vënë zjarrin oborrit të tij, duke shkaktuar kështu djegien e 6 fshatrave në zonën e Gramshit, raporton Klankosova.
Ndërkaq sot, mediat në Tiranë po raportojnë edhe për një viktimë në këtë zonë, ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar.
Agjencia e lajmeve “Reuters” ka shkrepur pamje nga aksioni i zjarrfikësve për shuarjen e zjarreve në Delvinë, të cilat mund t’i shihni më poshtë.