Lufta me “vdekjen” — 24 orëve brenda Klinikës Infektive - Gazeta Express

Lufta me “vdekjen” — 24 orëve brenda Klinikës Infektive

Lajme

Gazeta Express

10/08/2020 20:15

Një ekip gazetarësh kanë qëndruar brenda Klinikës Infektive për 24 orë dhe kanë parë punën e madhe që po bëhet.

Është ora 7 e mëngjesit.

Stafi i klinikës, infektive e nisin ditën me një mbledhje ku raportohet për punën që është bërë brenda 24 orëve.

Ka disa muaj që informacionet që jepen këtu nuk janë të mira.  

E pasi përfundon mbledhja, secili prej tyre kanë para vete një ditë të gjatë dhe me plotë të panjohura.

Gadishmëria për punë është e përhershme.

Një pjesë të jetës së tij, infektologu Salih Ahmeti, e kaloi duke luftuar sëmundjet infektuese.

Por me diçka të tillë si Covid – 19, ai në një bisedë për Infokusi, thotë që nuk u ballafaqua asnjëherë.
Këtu, çdo sekondë është i vlefshëm.

Madje, edhe ata sekonda që humbin shkaku i mungesës së kushteve elementare në Klinikën Infektive.

Kur lufton me vdekjen, është e vështirë edhe mbajtja e qetësisë që kërkohet.

Por, problemet teknike, janë halli i fundit i pacientëve, që shumica e tyre që ndalen për trajtim mjekësor këtu, janë në gjendje të rëndë.


Ndërkohë, ka disa javë që në Kosovë, po shënohen shifra rekorde nga të prekurit me covid 19.

Për këtë, në kohë pandemie, mund të quhet fat nëse arrin ta marrësh trajtimin e duhur mjekësor.

Por, as mjekët dhe infermierët, nuk janë imun ndaj këtij virusi.

Këtu çdo pakujdesi, mund të çojë në infektim.

Por, më e rënda, është ta dëgjosh rrëfimin e atyre, që po përballen me këtë virus.

Ndërkohë, një kat më lartë, ndodhen ata që për të cilët, e nesërmja mbetet vetëm shpresë.

Pavarësisht kësaj,  këtu nuk mungojnë as lajmet e mira.

Vullneti i dikujt për të jetuar, arrin të triumfojë mbi virusin që mori mbi 730 mijë jetë në botë.

Por, për shpëtimin e një jete, nevojitet edhe angazhim që mund të kushtojë me jetë.

Pavarësisht kësaj, këta mjekë e infermierë, brenda ditës mezi gjejnë kohë për t’u çlodhur.

Edhe atëherë, ballafaqohen me pyetjet nga më të çuditshmet.

Por, këta pak minuta pushim, në të shumtën e rasteve i prish alarmi, që nënkupton se një tjetër pacient, është në luftë me vdekjen.