Lufta me Azerbajxhanin, Armenia akuzon Turqinë: Rrëzoi avionin tonë ushtarak - Gazeta Express
string(74) "lufta-me-azerbajxhanin-armenia-akuzon-turqine-rrezoi-avionin-tone-ushtarak"

Lufta me Azerbajxhanin, Armenia akuzon Turqinë: Rrëzoi avionin tonë ushtarak

Gazeta Express

29/09/2020 18:38

Armenia pretendon se një nga avionët e saj luftarakë u rrëzua nga një avion i Turqisë, teksa ndodhet në një konflikt me Azerbajxhanin për zonën e Nago-Karabak.

Ministria e jashtme armene tha se piloti i SU-25 humbi jetën pasi u godit nga avioni F-16 turk në hapësirën ajrore armene.

Lexo Edhe:

Turqia, e cila po mbështet Azerbajxhanin në konflikt, e ka mohuar diçka të tillë, shkruan BBC.

Të paktën 100 njerëz, përfshirë civilë, kanë vdekur në tre ditë luftimesh mbi rajonin e diskutueshëm malor.

Nago-Karabak është zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, por drejtohet nga armenët etnikë që nga viti 1994.